Mbledhja e I e BE të FNK-së – Federata e Notit të Kosovës

FEDERATA E NOTIT E KOSOVËSBORDI EKZEKUTIVData: 22.02.2025 Në mbledhjen e rregullt nën udhëheqjen e presidentes znj. Rita Zeqiri, të mbajtur më 22 shkurt 2025, Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës, në përputhje me nenin 28 të Statutit të FNK-së, me vota unanime, merr këtë: VENDIM

KAMPI PËRGADITOR DHE GARA “GOLDEN ORLLANDO” DUBROVNIK, KROACI

Federata e Notit të Kosovës mbështet 12 notarë në kampin përgatitor dhe garën në Dubrovnik! Prej disa ditësh, ekipi përfaqësues i Kosovës po qëndron në Dubrovnik, ku po zhvillon kampin përgatitor në pishinë 50 metërshe, para sezonit të garave në pishina olimpike! Këtë fundjavë, notarët tanë do të marrin pjesë edhe në garën ndërkombëtare kualifikuese […]

Federata e Notit të Kosovës organizoj “Youth Cup- Kupa për të rinjë”, garë e cila shërbej si një platformë për promovim dhe motivim të notarëve të rinj.

Përmes organizimit të Youth Cup, Federata synon të krijojë një mjedis inkurajues për të rinjtë, si prioritet strategjik i FNK-së, të ofrojë mundësi të barabarta për vajza dhe djem, dhe të përforcojë lidhjen midis sportit dhe zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. 200 notar/e nga 21 klube pjesëmarrëse sollën atmosferë pozitive dhe inkurajuese për të gjithë! Rezultatet […]

Kupa për të Rinj 2025

young swimmer in swimming pool

Një mundësi e artë për të rinjtë që të tregojnë talentin dhe përkushtimin në pishinë! Informacionet e plota rreth garës, diciplinave dhe startlistave gjeni në webfaqen tonë në linkun e mëposhtëm: #KupaPerTeRinj2025#KosovaSwim#NotiIKosoves#RiniaNeSport#TalenteTeReja

Njoftim!

Federata e Notit e Kosovës përpunon dhe publikon databazën e rekordeve shtetërore në të gjitha grupmoshat — me saktësi mbi 95%! Në linkun https://kosswim.org/results/ notarët, klubet dhe i gjithë komuniteti i notit mund të kenë qasje në databazën e rekordeve shtetërore për të gjitha grupmoshat! Federata e Notit e Kosovës (FNK) është e përkushtuar që […]

Kosova shkëlqen në Dubai International Aquatics Championship!

Notaret e talentuara të Kosovës u përfaqësuan me krenari në garën prestigjioze Dubai International Aquatics Championship, ku ishin pjesë 40 shtete dhe mbi 1500 notarë pjesëmarrës. Kosovën e përfaqësuan dy prej notareve më të mira që ka pasur ndonjëherë vendi ynë për grupmoshat: Parga Abazi dhe Bora Ademi. Parga Abazi (2013) 3 Medalje të Arta […]

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Prishtinë, 22 Prill 2025 Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit Aziz Dujaka, një punëtor i palodhshëm dhe me kontribut të çmuar në sportin kosovar dhe në veçanti në zhvillimin e Federatës së Notit të Kosovës. Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të […]

SEMINARI PËR SHPËTIMTAR – 19-20 PRILL, BANJË, MALISHEVË

Ka përfunduar me sukses Seminari për Shpëtimtar, i organizuar nga Federata e Notit të Kosovës dhe i udhëhequr nga ligjëruesi i licencuar në këtë fushë, Besart Kasumi. Seminari u mbajt në pishinën e hapur në Banjë të Malishevës, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë hapat bazë në mënyrë efikase. Vërehej një përqendrim i lartë dhe […]

SEMINAR PËR SHPËTIMTAR

Federata e Notit e Kosovës në bashkëpunim me trajnues të licensuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon Seminarin për Shpëtimtarë, që do të mbahet më 19 dhe 20 prill 2025 në ambientet e Banjës së Malishevës. Ky seminar ofrohet nga ligjërues të licencuar dhe synon të forcojë kapacitetet profesionale të personave që do […]