Kampionati i Republikës së Kosovës në Not – 25-26 Qershor 2025
Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Kampionatit të Republikës së Kosovës, i cili do të mbahet më 25 dhe 26 qershor 2025 në Pishinën Olimpike (50m) në Prishtinë.
Ky kampionat përfaqëson ngjarjen më të rëndësishme kombëtare në not dhe është një mundësi e shkëlqyer për notaret më të mirë të vendit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të garojnë për vendet më të larta në nivel republikan.
📌 Informacione kryesore:
• Garat zhvillohen sipas rregullave të Federatës së Notit të Kosovës dhe World Aquatics.
• Pjesëmarrësit do të garojnë në disa kategori sipas grupmoshave dhe disiplinave të ndryshme.
• Pjesëmarrja është e hapur për klubet e licencuara dhe notarët që përmbushin kriteret përkatëse.
• Notarët me rezultate të larta do të kenë mundësi të përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.
📅 Programi i garave përfshin:
• Disiplina të ndryshme për meshkuj dhe femra
• Garime individuale dhe stafeta
• Gara të organizuara në dy sesione: paradite dhe pasdite në të dyja ditët
Për më shumë informata rreth regjistrimit dhe orarit të plotë të garave, klikoni në linkun e mëposhtëm:
