FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS
BORDI EKZEKUTIV
Data: 28.04.2025
Nën udhëheqjen e nënkryetarit të dytë të Federatës së Notit të Kosovës, z. Bashkim Haxhimusa, Bordi Ekzekutiv mbajti më datë 28.04.2025 mbledhjen e dytë në format online. Në këtë mbledhje u shqyrtua një pikë e vetme e rendit të ditës:
PIKAT E RENDIT TË DITËS:
- Është diskutuar lidhur me organizimin e përfaqësimit të Kosovës në garën kualifikuese ndërkombëtare “Zlatni Orlando” Dubrovnik, Kroaci.