Presidentja e FNK-së në “Sport Transparency Index Launch Event”

Presidentja e FNK-së në “Sport Transparency Index Launch Event”

June 18, 2025

Presidentja e FNK-së, Rita Zeqiri, flet në ngjarjen ndërkombëtare “Sport Transparency Index Launch Event” në Bruksel!

Federata e Notit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se Presidentja e saj, znj. Rita Zeqiri, do të jetë një nga folëset në ngjarjen ndërkombëtare të lansimit të Sport Transparency Index, e cila do të mbahet më 18 qershor 2025 në Vrije Universiteit Brussel.

Ky indeks përfaqëson një iniciativë të rëndësishme evropiane për të promovuar qeverisjen e mirë, transparencën dhe llogaridhënien në sport, duke e vendosur transparencën si një shtyllë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm të organizatave sportive.

Në mesin e panelistëve, do të jetë edhe Presidenti i Federatës Europiane të notit Antonio Silva, prania e të cilit e bën këtë ngjarje edhe më të rëndësishme për dialogun ndërkombëtar rreth transparencës në sport.

Ngjarja është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbledh përfaqësues të lartë të institucioneve sportive, akademikë dhe vendimmarrës nga mbarë Evropa.

Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Federata e Notit e Kosovës vazhdon të forcojë lidhjet ndërkombëtare dhe të përfaqësojë denjësisht sportin kosovar në skenën evropiane.

Biletat për pjesëmarrje janë falas, por vendet janë të kufizuara. Ju lutemi regjistrohuni tani për të siguruar pjesëmarrjen tuaj: https://www.sporttindex.com/events

Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës

Tags :
Share :
Related Post :