FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS
BORDI EKZEKUTIV
Data: 28.05.2025
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), nën udhëheqjen e Presidentes Rita Zeqiri, mbajti mbledhjen e katërt më datë 28.05.2025, në të cilën u shqyrtua një pikë e rëndësishme e rendit të ditës.
Më poshtë janë pikat e diskutuara gjatë mbledhjes:
- U diskutua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar.
- U diskutua dhe u miratua Rregullorja për Regjistrimin dhe Statutin e Klubeve, Sportistëve, Trajnerëve dhe Gjyqtarërve në Federatën e Notit të Kosovës
- Të ndryshme.