Pas shumë kërkesave, Federata e Notit e Kosovës (FNK) ka vazhduar me organizimin e trajnimeve për shpëtimtarë noti.
Ky angazhim i FNK-së dëshmon përkushtimin e saj për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e sigurisë në ambientet ujore.
Me kënaqësi të veçantë njoftojmë se znj. Xhyla Musliu është certifikuar si shpëtimtarja e parë femër nga ky trajnim – një arritje domethënëse që thekson përfshirjen dhe fuqizimin e grave në këtë fushë me rëndësi jetike.
Federata e Notit e Kosovës falënderon të gjithë të interesuarit për besimin dhe pjesëmarrjen, dhe inkurajon të gjithë të rinjtë e të rejat që të ndjekin këtë trajnim të rëndësishëm për sigurinë publike dhe zhvillimin profesional.
#MinistriaeKulturesRinisedheSportit
#FederataeNotiteKosoves






