Federata e Notit e Kosovës ka propozuar dhe po mbështet pjesëmarrjen e dy kandidatëve të saj Korab Maloku dhe Atdhe Haxhimusa në Kursin e Avancuar për Menaxhimin e Organizatave Sportive (ASMC 6), i cili organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Ky program zhvillohet nga Akademia Olimpike e Kosovës dhe ka për qëllim ngritjen profesionale të stafit të federatave sportive përmes edukimit modern dhe ndarjes së praktikave më të mira në menaxhimin sportiv.
Të dy kandidatët e FNK-së po ndjekin me përkushtim këtë kurs dhe janë të angazhuar për të përfituar njohuri dhe aftësi që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejmë të sportit të notit në Kosovë.
Federata e Notit e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e burimeve njerëzore dhe avancimin e standardeve të menaxhimit sportiv në vend.
