GORENJE BËHET SPONZORI I PARË ZYRTAR I FEDERATËS SË NOTIT TË KOSOVËS!

Me krenari të veçantë, njoftojmë lidhjen e marrëveshjës së parë zyrtare të sponsorizimit në historinë e Federatës së Notit të Kosovës -një partneritet që forcon përkushtimin tonë të përbashkët për të mbështetur sportin, shëndetin dhe të rinjtë e vendit. FALEMNDERIT GORENJE! Gorenje Department Store
Regjistrimi i Sportistëve/Kontrollat Mjekësore

Të nderuar përfaqësues të klubeve të notit, Ju njoftojmë se deri më 16 maj 2025, të gjitha klubet duhet të plotësojnë formën e regjistrimit të sportistëve në Federatën e Notit të Kosovës (FNK). Në këtë formular, është e detyrueshme të plotësohet fusha e certifikatës mjekësore, e cila preferohet të nxirret nga Qendra e Mjekësisë Sportive […]
🏊♂️ KUPA PËR TË RINJ – YOUTH CUP 2025 🏆

Federata e Notit e Kosovës organizon garën “Kupa për të Rinj” më 26 Prill 2025, në Pishinën Zenit, Prishtinë. Ky event synon të mbledhë notarët më të talentuar të grupmoshave të ndryshme për një garë emocionuese! 🔹 INFORMACIONET KRYESORE:📅 Data: 26 Prill 2025 (E Shtunë)📍 Vendndodhja: Pishina Zenit, Prishtinë⏳ Paraqitja: Deri më 23 Prill 2025, […]
Përfundoi me sukses Seminari për trajnimin e Trajnerëve në programin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”

Me mbështetjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata e Notit të Kosovës (FNK) organizoi me sukses seminarin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, një aktivitet kyç në kuadër të planit të saj për inkuadrimin e personave me nevoja të veçanta në sport. Ky seminar synoi të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësitë e trajnerëve, mësimdhënësve dhe profesionistëve […]
Kirsty Coventry – Presidentja e Re e Federatës Botërore të Notit

Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, përgëzojmë Kirsty Coventry për zgjedhjen si Presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar! Si notare dhe lidere, ajo është frymëzim për sportistët dhe gratë në sport anembanë botës. Mezi presim ta shohim ndikimin e saj në zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe sportit global!
Shpresat Olimpike për vitin 2025 nga KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar listën për Shpresat Olimpike për vitin 2025. KOK ka theksuar se: “Janë gjithsej 40 sportistë (20 djem dhe 20 vajza) të rinj të cilët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2025.Sportistët vijnë nga 17 federata të sporteve olimpike. 34 janë nga individualet […]
Agjenda dhe Programi i Projektit “Gjithëpërfshirja në Edukim Fizik”

Projekti në Seminarin e Trajnimit për Trajnerët “Gjithëpërfshirja në Sport”, i cili do të organizohet gjatë fundjavës, më datat 22 dhe 23 mars, ofron mundësinë për të shkarkuar Agjendën dhe Programin e projektit për më shumë informacion dhe detaje.
SEMINAR PËR TRAJNIMIN E TRAJNERËVE “GJITHËPËRFSHIRJA NË EDUKIMIN FIZIK”

Federata e Notit të Kosovës, nga dhjetori i vitit 2024, ka filluar programin për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet në ujë. Në kuadër të këtij programi, që vazhdon edhe këtë vit në disa faza, fillimisht synohet çertifikimi i trajnerëve, në mënyrë që programi të implementohet me sukses dhe të ketë rezultate […]
Njoftim nga Federata e Notit e Kosovës
Federata e Notit e Kosovës (FNK) njofton se ka pranuar vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit për Sport (CAS) – Lausanne të datës 5 Mars 2025, se të gjitha shpenzimet e arbitrazhit në rastin CAS 2024/A/10263 Adell Sabovic vs. Kosovo Swimming Federation lidhur me përfaqësimin në Botërorin në Doha (Shkurt 2024) janë caktuar të mbulohen tërësisht […]
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË MES FNK DHE MKRS

Presidentja e Federatës së Notit të Kosovës Rita Zeqiri Nënshkruan Memorandumin për mbështetje financiare nga MKRS! Sot, në një ceremoni zyrtare, u nënshkrua Memorandumi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës së Notit të Kosovës, duke e bërë atë një nga federatat e para që ka nënshkruar memorandumin dhe ndër të parat […]