Kursi Administrator Sportiv

Kursi Administrator Sportiv

June 3, 2025

Federata e Notit e Kosovës mori pjesë me përfaqësuesit e saj në kursin dyditor për administratorët e sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike.

Ky kurs mblodhi së bashku 20 pjesëmarrës nga federata të ndryshme sportive – përfshirë hendbollin, notin, tenisin dhe motoçiklizmin – dhe u zhvillua në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë.

Në trajnim nga FNK ishin pjesë: Mërgim Maloku, Erjon Buzhala, Abaz Haziri, Drin Sadikaj, Andi Bujupi, Fitnete Svarça, Hekuran Gashi etj.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë në hartimin e planeve strategjike për organizatat sportive, si dhe të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira me përfaqësues të federatave të tjera.

🎓Në përmbyllje, të gjithë u pajisën me certifikata të lëshuara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e Federatës së Notit në këtë kurs shënon një hap tjetër drejt forcimit të kapaciteteve profesionale të stafit dhe avancimit të menaxhimit të sportit të notit në vend.

Tags :
Share :
Related Post :