TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

April 22, 2025


Prishtinë, 22 Prill 2025


Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit Aziz Dujaka, një punëtor i palodhshëm dhe me kontribut të çmuar në sportin kosovar dhe në veçanti në zhvillimin e Federatës së Notit të Kosovës.

Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Dujaka, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën dhe përkushtimin e tij.
Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë sportive.

U prehtë në paqe.

Me respekt,
Rita Zeqiri
Presidente
Federata e Notit e Kosovës

Tags :
Share :
Related Post :