Notaret e talentuara të Kosovës u përfaqësuan me krenari në garën prestigjioze Dubai International Aquatics Championship, ku ishin pjesë 40 shtete dhe mbi 1500 notarë pjesëmarrës. Kosovën e përfaqësuan dy prej notareve më të mira që ka pasur ndonjëherë vendi ynë për grupmoshat: Parga Abazi dhe Bora Ademi.
Parga Abazi (2013)
3 Medalje të Arta në disiplinat:
• 50m shpinë: 33.08 (Rekord i ri grupmoshe)
• 100m shpinë: 1:10.74 (Rekord i ri grupmoshe)
• 200m shpinë: 2:40.06
Bora Ademi (2015)
3 Medalje të Arta, 1 të Argjendtë, 1 të Bronztë
• 50m krol: 30.88
• 100m krol: 1:07.75 (Rekord i ri grupmoshe)
• 200m krol: 2:30.55 (Rekord i ri grupmoshe)
• 100m delfin: 1:23.44 (Rekord i ri grupmoshe)
• 50m bretkocë: 43.25
Duhet theksuar se këto dy notare, edhe pse në moshë të re, kanë bërë histori në notin kosovar, duke udhëhequr për dy vite radhazi grupmoshat e tyre në nivel evropian.
Federata e Notit të Kosovës ka një synim strategjik të qartë: të mbështesë dhe fuqizojë grupmoshat e reja të vajzave garuese në sportin e notit, duke u dhënë mundësi të arrijnë majat ndërkombëtare.
Suksese të mëtejme për vajzat tona!
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Gorenje Department Store

