Federata e Notit e Kosovës në bashkëpunim me trajnues të licensuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon Seminarin për Shpëtimtarë, që do të mbahet më 19 dhe 20 prill 2025 në ambientet e Banjës së Malishevës.
Ky seminar ofrohet nga ligjërues të licencuar dhe synon të forcojë kapacitetet profesionale të personave që do të angazhohen në sigurinë e ambienteve të ujit, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur prania në pishina dhe aktivitete të ujit rritet ndjeshëm.
Pse është i rëndësishëm ky seminar?
• Përgatit dhe certifikon personelin për ndërhyrje të shpejta dhe efikase në rast rreziku në ujë.
• Është kriter i domosdoshëm për funksionimin e pishinave gjatë sezonit veror, sipas standardeve të sigurisë.
• Përforcon rrjetin profesional të shpëtimtarëve në nivel vendi.
Federata e Notit e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e sigurisë në ujë, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një strukture të qëndrueshme të shpëtimtarëve të kualifikuar.
Për regjistrim dhe programin e detajuar ju lutemi të kontaktoni në:
secretarygeneral@kosswim.org
