Ka përfunduar me sukses Seminari për Shpëtimtar, i organizuar nga Federata e Notit të Kosovës dhe i udhëhequr nga ligjëruesi i licencuar në këtë fushë, Besart Kasumi.
Seminari u mbajt në pishinën e hapur në Banjë të Malishevës, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë hapat bazë në mënyrë efikase. Vërehej një përqendrim i lartë dhe angazhim i madh nga ana e pjesëmarrësve gjatë gjithë trajnimit.
Duke marrë parasysh ligjin e ri, i cili kërkon që gjatë sezonit të verës pishinat e hapura të kenë detyrimisht ekipe të shpëtimtarëve, Federata e Notit e Kosovës mori iniciativën për organizimin e këtij seminari para fillimit të sezonit. Kjo nismë synon të sigurojë një funksionim më efikas dhe të minimizojë rreziqet që mund të shfaqen gjatë sezonit të verës.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin e tyre në këtë profesion kaq të rëndësishëm!
Foto Dita I: https://we.tl/t-SGhbLWV2Y6
Fota Dita II: https://we.tl/t-GdY4XK0v0h
#MinistriaKulturësRinisëSportit
#FederataeNotiteKosovës
#GorenjeDepartmentStore






















