Mbledhja e III e BE të FNK-së – Federata e Notit të Kosovës

Mbledhja e III e BE të FNK-së – Federata e Notit të Kosovës

September 25, 2026

FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS
BORDI EKZEKUTIV
Data: 10.09.2026

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), nën udhëheqjen e Presidentes Rita Zeqiri, mbajti mbledhjen e treë më datë 10.09.2026, në të cilën u shqyrtua disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.

Më poshtë janë pikat e diskutuara dhe të miratuara gjatë mbledhjes:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
  2. Vendimi i CAS-it – informim, konferenca për shtyp.
  3. Shqyrtimi dhe plotësim-ndryshimi i Rregullores për përfaqësimin e Kosovës në not.
  4. Raportimi i punës dhe raportimi financiar, si dhe shqyrtimi i problematikave me të cilat po përballet FNK.
  5. Zhvillimi i sportistëve
  6. Të ndryshme.

Gjatë mbledhjes në pikën e 3-të është ndryshuar neni 15 i Rregullores për përfaqësim të Kosovës në gara ndërkombëtare, ky vendim hyn në fuqi nga data 1 janar 2027.

Neni 15 – Sportistët Përfaqësues të Republikës së Kosovës

Sportist përfaqësues i Republikës së Kosovës konsiderohet sportisti që përmbush kriteret sportive të përcaktuara nga Federata e Notit e Kosovës dhe përfaqëson shtetin në gara ndërkombëtare.

Për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të kategorisë Senior, sportisti duhet të ketë arritur minimumi 700 Aqua Points në një disiplinë të njohur nga World Aquatics.

Për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të kategorisë Junior, sportisti duhet të ketë arritur minimumi 600 Aqua Points në një disiplinë të njohur nga World Aquatics

Tags :
Share :
Related Post :