Kosova në Kampionatin Evropian të Notit – Paris 2026

Kosova në Kampionatin Evropian të Notit – Paris 2026

August 25, 2026

Përfaqësuesja e Kosovës në not përfundoi paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian në Paris, ku vendi ynë u përfaqësua nga notarët e rinj Erina Idrizaj, Arion Budima, Riga Shala dhe Dior Krasniqi.

Edhe pse notarët tanë nuk arritën të kualifikohen në fazat e mëtejshme të garave, paraqitja e tyre u karakterizua me rekord kombëtar, rekorde personale dhe rezultate të vlefshme në një nga nivelet më të larta të notit evropian.

🏊‍♀️ Erina Idrizaj (2007)

* 50m shpinë – 30.82 PB | 661 AQUA

* 100m shpinë – 1:07.57

* 200m shpinë – 2:28.80

🏊‍♂️ Arion Budima (2008)

* 50m flutur – 26.04 – REKORD KOMBËTAR | 625 AQUA

* 100m flutur – 59.29

* 100m stil i lirë – 54.32

* 200m stil i lirë – 1:59.19

* 100m shpinë – 1:01.26

🏊‍♀️ Riga Shala (2007)

* 50m stil i lirë – 28.03 PB | 597 AQUA

* 100m stil i lirë – 1:02.33

* 200m stil i lirë – 2:18.70

🏊‍♂️ Dior Krasniqi

* 50m stil i lirë – 24.95 | 588 AQUA

* 100m stil i lirë – 56.22

* 50m flutur – 27.76 PB

Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian përbën një përvojë të rëndësishme për zhvillimin e notarëve tanë të rinj dhe një mundësi për t’u matur me sportistët më të mirë të kontinentit.

🔜 Nga Parisi drejt Tarantos! 🇮🇹

Tashmë vëmendja kalon te Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku Kosovën në not do ta përfaqësojnë Hana Beiqi, Dior Krasniqi, Riga Shala dhe Erina Idrizaj.

Federata e Notit e Kosovës u uron shumë suksese notarëve tanë në Taranto dhe paraqitje sa më të denjë për Kosovën! 🇽🇰💙

Tags :
Share :
Related Post :