GARA MEMORIALE “ESMIR SHALA” 2026

GARA MEMORIALE “ESMIR SHALA” 2026

August 25, 2026

Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dje më datë 11.08.2026, në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua me sukses gara memoriale e notit “Esmir Shala”.

Në këtë aktivitet morën pjesë afër 100 notarë nga 12 ekipe të ndryshme të Kosovës, duke e kthyer këtë garë në një ngjarje me rëndësi të veçantë për kalendarin e notit kosovar.

Federata e Notit të Kosovës falënderon përzemërsisht të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe sportistët për paraqitjet e tyre shkëlqyera. Po ashtu, vlerësojmë lart përkushtimin e çdo organizatori e pjesëmarrësi për realizimin e këtij aktiviteti, i cili nderon kujtimin e Esmir Shalës dhe promovon më tej sportin e notit.

Falënderime të veçanta shkojnë për:

* Pishinën “Saum-Eli-Se” – përfaqësuar nga z. Veli Limaj

* “Ornela SH.P.K.” – përfaqësuar nga

z. Hamit Limaj

* Komunën e Malishevës dhe kryetarin

z. Ekrem Kastrati për mbështetjen dhe prezencën e tij.

Rezultatet sipas kategorive:

Kategoria e meshkujve:

🥇 Vendi i parë: KN Besa (Malishevë)

🥈 Vendi i dytë: KN Kastrioti (Ferizaj)

🥉 Vendi i tretë: KN Dielli (Skenderaj)

Kategoria e femrave:

🥇 Vendi i parë: KN Step (Prishtinë)

🥈 Vendi i dytë: KN Onix (Istog)

🥉 Vendi i tretë: KN Kastrioti (Ferizaj)

🏆 Notarja më e mirë e garës: Olta Berisha

🏆 Notari më i mirë i garës: Bledion Meha

Federata e Notit të Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve që ruajnë kujtimin e figurave tona të çmuara dhe që forcojnë frymën garuese mes të rinjve në të gjithë Kosovën.

🔗 Rezultatet e plota të garës i gjeni këtu:

https://kosswim.org/…/uploads/Garat/2026/Esmir_Shala_2026

Tags :
Share :
Related Post :