Gara Memoriale “Ilir Konushevci” u mbajt me sukses në STEP Arena

Gara Memoriale “Ilir Konushevci” u mbajt me sukses në STEP Arena

June 23, 2026

Më 20 qershor 2026, në STEP Arena u zhvillua gara tradicionale memoriale “Ilir Konushevci”, e organizuar në nderim të Heroit të Kosovës. Në këtë aktivitet morën pjesë 21 klube nga Kosova dhe 1 klub nga Shqipëria, duke sjellë një ditë me konkurrencë cilësore dhe rezultate shumë të mira.

🏅 Notarët më të suksesshëm të garës

Meshkujt

• Kategoria D (10 vjeç): Alp Daci (KN STEP)

• Kategoria 11-12 vjeç: Anis Krasniqi (KN Niko)

• Kategoria 13-14 vjeç: Eros Bakiu (KN STEP)

• Kategoria Absolute: Arion Budima (KN STEP)

Femrat

• Kategoria 10 vjeç: Rubina Azemi (KN Aloha)

• Kategoria 11-12 vjeç: Ema Bryma (KN STEP)

• Kategoria 13-14 vjeç: Parga Abazi (KN STEP)

• Kategoria Absolute: Luesa Berila (KN STEP)

🏆 Klubi më i suksesshëm i garës

Në renditjen e përgjithshme sipas pikëve të fituara në të gjitha kategoritë, vendin e parë e zuri Klubi i Notit STEP, duke u shpallur klubi më i suksesshëm i garës.

📈 Rekordet e vendosura gjatë garës

🏆 Arion Budima realizoi performancën më të vlefshme të garës me 668 AQUA Points, duke notuar 53.07 në 100m stil i lirë.

🏆 Bora Ademi vendosi rekord të ri të grupmoshave në 50m stil i lirë me kohën 30.73.

🏆 Eros Bakiu vendosi rekord të ri të grupmoshave në 1500m stil i lirë me kohën 19:44.

Urime të gjithë notarëve, trajnerëve, klubeve dhe prindërve për angazhimin dhe kontributin e tyre në suksesin e kësaj gare.

Lavdi e përjetshme Heroit Ilir Konushevci.

Tags :
Share :
Related Post :