Ju njoftojmë se do të organizohet Programi i Licensimit të Trajnerëve – Niveli 1, me detajet si më poshtë:
Lokacioni: Hoteli Sirius
Datat: 6 – 7 – 8 Mars
Organizatori: Federata e Notit e Kosovës (FNK) në bashkëpunim me European Aquatics
Në materialin / foton e bashkëngjitur gjeni programin e detajuar të trajnimit.
Ju njoftojmë se pjesëmarrja dhe qëndrimi gjatë gjithë trajnimit është e obligueshme, si dhe ndjekja e të gjitha pjesëve të programit, në përputhje me agjendën e paraparë.
Për t’ju lejuar pjesëmarrja fizike, është e obligueshme që trajnimet online në platformën e European Academy të përfundojnë deri më datë 5 Mars.
Informatat tjera të nevojshme komunikohen përmes postës elektronike.


