LINKU PËR REGJISTRIM:
Federata e Notit e Kosovës njofton se European Aquatics fton federatat anëtare të marrin pjesë në Klinikën e Notit në Ujëra të Hapura për Zyrtarë – Niveli 1, e cila do të zhvillohet online përmes platformës edukative EA Academy.
Kujt i dedikohet kjo klinikë?
• Gjyqtarëve të Open Water me përvojë vetëm në nivel kombëtar ose me përvojë të kufizuar
• Gjyqtarëve që dëshirojnë të angazhohen si Zyrtarë Teknikë Kombëtarë në garat e organizuara nga federata e tyre
• Federatave që synojnë zhvillimin profesional të gjyqtarëve të Open Water për nivele më të avancuara
Kërkesat për pjesëmarrje:
Mosha: 18–65 vjeç
Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze
Përvojë në nivel kombëtar ose përvojë e kufizuar
Përfundimi i një testi me alternativa (multiple choice) në fund të kursit
Certifikimi:
E drejta për angazhim si:
– Matës i Kohës (Timekeeper)
– Gjyqtar i Finishit (Finish Judge)
– Gjyqtar i Kthesave (Turn Judge)
– Pozita asistuese në gara
Vlefshmëria e certifikatës: 1 vit kalendarik
Koha e zhvillimit:
Klinika mund të përfundohet në çdo kohë gjatë vitit.
Kjo klinikë përbën një hap të rëndësishëm drejt nominimeve ndërkombëtare dhe rritjes profesionale të gjyqtarëve të Open Water.




