Me sukses u mbyll Kampionati i Kosovës në Not në pishina 25m, gara e fundit zyrtare për këtë vit. Kampionati mblodhi mbi 200 notarë nga 23 klube, duke sjellë emocione dhe rezultate të shkëlqyera.
Notarët më të mirë të kampionatit:
Riga Shala
Arion Budima
Klubi më i mirë:
Klubi i Notit Step
Këtë vit vlerësojmë veçanërisht punën dhe përkushtimin e Komisionit të Garave dhe gjyqtarëve, të cilët kontribuan ndjeshëm në mbarëvajtjen profesionale dhe të suksesshme të të gjitha aktiviteteve garuese.
Urime të gjithë notarëve, trajnerëve dhe klubeve! ![]()
Na presin edhe më shumë suksese në vitin e ardhshëm!
Linku i fotove:
https://www.swisstransfer.com/…/37c3dfd6-f1eb-495a-a768…
#ministriaekulturesrinisedhesportit









