Federata e Notit të Kosovës njofton se notarët e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, i cili mbahet nga 2 – 7 dhjetor në Lublin.
Përbërja zyrtare e ekipit:
Selektori: Enver Hajredini
Trajneri: Besart Shala
Notarët pjesëmarrës:
• Riga Shala
• Hana Beiqi
• Olta Berisha
• Erina Idrizaj
• Arion Budima
Ky përfaqësim është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e notarëve tanë të rinj në arenën ndërkombëtare.
Federata e Notit të Kosovës paraqet rezultatet e notarëve tanë në Kampionatin Evropian të pishinave të shkurtra, ku ekipi ynë pati paraqitje të denja dhe kohë të reja personale përballë konkurrencës elitare evropiane.
Riga Shala
• 50m stil i lirë – 27.33 – vendi 42
• 100m stil i lirë – 59.96 – vendi 47
• 200m stil i lirë – 2:12.76 – vendi 40
Erina Idrizaj
• 50m shpinë – 30.56 – vendi 33
• 100m shpinë – 1:05.15 – vendi 29
• 200m shpinë – 2:21.77 – vendi 18
Hana Beiqi
• 50m stil i lirë – 26.01 (Rekord i ri i Kosovës) – vendi 39
• 50m shpinë – 29.26 – vendi 31
• 50m delfin – 28.01 (Rekord i ri i Kosovës) – vendi 36
Olta Berisha
• 200m stil i lirë – 2:12.01 – vendi 39
• 400m stil i lirë – 4:36.55 – vendi 35
• 800m stil i lirë – 09:29.03 – vendi 25
Arion Budima
• 100m stil i lirë – 52.14 – vendi 74
• 200m stil i lirë – 1:55.87 – vendi 76
• 100m shpinë – 58.17 – vendi 45
• 200m shpinë – 2:09.15 (Rekord i Kosovës për Juniorë) – vendi 31

