Federata e Notit e Kosovës me krenari njofton mbajtjen e një tjetër gare madhore në kalendarin tonë zyrtar — Kupën e Kosovës, e cila do të zhvillohet më 18 tetor 2025!
Notarët më të mirë nga klubet e Kosovës do të sfidojnë njëri-tjetrin në një atmosferë sportive dhe frymë bashkimi, duke treguar rezultatet e punës së tyre gjatë gjithë vitit.
Federata e Notit e Kosovës vazhdon me vendosmëri të organizojë ngjarje të standardeve më të larta, duke u siguruar që çdo garë të jetë një hap përpara në rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në notin kosovar.
Falënderim për të gjitha klubet, trajnerët, notarët dhe familjet që mbështesin me pasion zhvillimin e notit
18 Tetor 2025
Prishtinë – Kupa e Kosovës
Një tjetër garë që na bashkon dhe na bën krenarë si komunitet noti!
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

