Kosova për herë të parë në garat e ujërave të hapura në COMEN Cup – Qipro 2025!

Kosova për herë të parë në garat e ujërave të hapura në COMEN Cup – Qipro 2025!

October 6, 2025

Federata e Notit e Kosovës shënoi një tjetër sukses të rëndësishëm me paraqitjen e shkëlqyer të përfaqësueses sonë në COMEN Cup – Open Water, të mbajtura në Qipro.

Notarët tanë treguan se në garat ndërkombëtare të nivelit të lartë mes shteteve të Mesdheut në diciplinën e ujërave të hapura jemi me shumë prespektivë:

🏊‍♀️ Joana Jasiqi (2010) – 5 km, vendi i 9-të nga 28 garuese në kategorinë 2010–2011

⏱ Koha: 1:15:41.05

🏊‍♂️ Nart Bakiu (2010) – 5 km, vendi i 16-të nga 33 garues në kategorinë 2010–2011

⏱ Koha: 1:15:47.19

🏊‍♀️ Olta Berisha (2008) – 7.5 km, vendi i 7-të nga 9-të garues në kategorinë 2008–2009

⏱ Koha: 1:55:24.38

🤝 Në garën ekipore shtafeta 4x1250m, përbërë nga

Dior Krasniqi (2010), Nita Zhushi (2011), Joana Jasiqi (2010) dhe Nart Bakiu (2010),

Kosova arriti një rezultat të mirë duke u renditur në vendin e 5-të në kategorinë 2010–2011,

me kohën përfundimtare ⏱ 1:07:55.60.

Këto rezultate dëshmojnë rritjen e nivelit të notarëve tanë të rinj në disiplinën e notit në ujëra të hapura dhe përkushtimin e tyre për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet në çdo garë.

Federata e Notit e Kosovës i përgëzon të gjithë notarët për performancën e tyre të jashtëzakonshme dhe falënderon trajnerin Besart Shala për punën profesionale.

Tags :
Share :
Related Post :