Presidentja e Federatës së Notit të Kosovës, znj. Rita Zeqiri, mori pjesë në takimet dhe organizimet e Federatës Europiane të Notit më datë 26 shtator, si dhe në Kongresin e European Aquatics të mbajtur më 27 shtator në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Gjatë dy ditëve të punimeve:
• Në mesin e federatave, u nda mirënjohje për Federatën e Notit të Kosovës, si shenjë për angazhimin dhe nënshkrimin e Deklaratës për Diversitet, Barazi dhe Përfshirje (DEI Statement).
• U theksua gjithashtu pjesëmarrja e Kosovës, Luksemburgut, Belgjikës, Faroe Island në Konferencën për Transparencë në Bruksel, të mbajtur në qershor.
• Në takim me Presidentin e European Aquatics, z. Antonio Silva, u konfirmuan datat për certifikimin e trajnerëve më 14-16 nëntor 2025, proces ku do të përfshihen edhe trajnerët e rajonit.
• Me votimin e shteteve pjesëmarrëse të garës Multination, u vendos që Kosova dhe Greqia të jenë organizatore dhe mikepritëse të garës prestigjioze “MULTINATIONS” në vitin 2027, një arritje historike për sportin e notit kosovar.
• U hap gjithashtu rruga që Kosova të bëhet pjesë e Asamblesë së COMEN, duke u integruar në aktivitetet dhe takimet e ardhshme ndërkombëtare.
Presidentja Zeqiri mori pjesë aktive edhe në prezantimet e partnerëve të European Aquatics si EBU, Fluidra dhe EPAM, duke sjellë përvojë dhe vizion të ri për zhvillimin e notit në Kosovë.
Ky përfaqësim i lartë konfirmon avancimin e Federatës së Notit të Kosovës dhe rritjen e prezencës së saj në arenën ndërkombëtare.






