FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS
BORDI EKZEKUTIV
Data: 12.09.2025
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), nën udhëheqjen e Presidentes Rita Zeqiri, mbajti mbledhjen e gjashtë më datë 12.09.2025, në të cilën u shqyrtua disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Më poshtë janë pikat e diskutuara dhe të miratuara gjatë mbledhjes:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
- Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
- Raportimi nga Presidentja për aktivitetet dhe zhvillimet e fundit
- Miratimi i Rregullores Antidoping në përputhje me standardet e World Aquatics
- Aprovimi i listës së sportistëve për Comen Cup
- Rivendosja e datës dhe organizimi për Kupën e Kosovës dhe Kampionatin e Kosovës
- Raportimi financiar nga Sekretari për periudhën maj–korrik 2025
- Ri-planifikimi i financave dhe i garave ndërkombëtare për periudhën shtator–dhjetor 2025
- Të ndryshme