Gara Mmemoriale “Esmir Shala” – Banjë, Malishevë 12 gusht 2025

Gara Mmemoriale “Esmir Shala” – Banjë, Malishevë 12 gusht 2025

July 31, 2025

Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Garën Memoriale “Esmir Shala”, e cila do të mbahet më 12 gusht 2025, në ambientet natyrore të Banjës së Malishevës.

Kjo garë përkujton me respekt të ndjerin Esmir Shala, një emër i dashur për komunitetin tonë të notit, i cili do të mbahet mend për pasionin, përkushtimin dhe shpirtin sportiv.

📍 Detajet e ngjarjes:

Data: E martë, 12 gusht 2025

Vendi: Banja e Malishevës

Ora e nxemjes: 08:00 – 09:00

Fillimi i garave: Ora 09:00

Koha do të matet me kronometër

🏊‍♂️ Kategoritë e pjesëmarrësve:

Meshkuj

• A – Absolut

• B – 2007–2008

• C – 2009–2010

• D – 2011–2012

• E – 2013–2014

• F – 2015 e më të rinj

Femra

• A – Absolut

• B – 2007–2008

• C – 2009–2010

• D – 2011–2012

• E – 2013–2014

• F – 2015 e më të reja

🏅 Disiplinat e garës:

• 50 m Krol

• 50 m Bretkocë

• 50 m Delfin

• 50 m Shpinë (vetëm për kategoritë A–E)

• 4×50 m Krol – Stafetë (brenda së njëjtës grupmoshë)

📌 Rregulla të përgjithshme:

• Çdo garues mund të paraqitet në 2 disiplina individuale

Numri i notuesve për disiplinë nuk është i kufizuar për klubet

• Medalje ndahen për 3 vendet e para në të dy gjinitë (M/F)

• Poentimi:

• 8 pikë – vendi i parë

• 7 pikë – vendi i dytë

• 6 pikë – vendi i tretë

• … deri në 1 pikë për vendin e tetë

Stafetat duhet të jenë brenda së njëjtës kategori moshe

Klubi fitues shpallet ai që grumbullon më së shumti pikë në:

5 kategori të meshkujve (vendet 1–2–3)

3 kategori të femrave (vendet 1–2–3)

• Dhe në total në të gjitha kategoritë

📥 Afati i paraqitjes:

Paraqitja e pjesëmarrjes bëhet deri më 09.08.2025, ora 16:00.

Për informacione shtesë ose konfirmim të pjesëmarrjes, ju lutemi na kontaktoni në:

📧 kn.fnk2022@gmail.com | ☎️ +383 44 201 353

Tags :
Share :
Related Post :