FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS
BORDI EKZEKUTIV
Data: 13.05.2025
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), nën udhëheqjen e Presidentes Rita Zeqiri, mbajti mbledhjen e tretë më datë 13.05.2025, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Më poshtë janë pikat e diskutuara gjatë mbledhjes:
- U diskutua dhe u miratua plotësimi dhe ndryshimi i rregullores për përfaqësuesen e Kosovës.
- U diskutua dhe u vendos përbërja e ekipit përcjellës dhe sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në:
- Kampionatin Evropian për Juniorë në Sllovaki
- Kampionatin Botëror në Singapor
- U trajtuan edhe çështje të tjera të rendit të ditës, në lidhje me projektet dhe aktivitetet e FNK-së.