Reprezentacioni i Kosovës në not ndodhet në Paris, ku do të përfaqësojë vendin tonë në Kampionatin Evropian të Notit.
Kosova përfaqësohet nga notarët Arion Budima, Dior Krasniqi, Riga Shala dhe Erina Idrizaj, nën drejtimin e trajnerëve Besart Shala dhe Vlera Llalloshi.
Garat nisin nesër, ndërsa ekipit tonë i urojmë shumë suksese, rezultate të mira dhe paraqitje dinjitoze në arenën evropiane.
