Me pjesëmarrjen e 24 klubeve të notit nga e gjithë Kosova, në Step Arena u zhvillua me sukses Kampionati i Kosovës në Not 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit garues të Federatës së Notit të Kosovës.
Përgjatë dy ditëve të garave, sportistët dhuruan performanca të nivelit të lartë, u shpallën kampionët e vitit, fituesit sipas kategorive dhe u regjistruan edhe dy rekorde të reja të Kosovës.
Klubi Kampion i Kosovës 2026:
KN STEP
Kampionët Absolutë të Vitit 2026
Arion Budima (KN STEP) – Kampion Absolut (Meshkuj)
Hana Beiqi (KSU Otrila) – Kampione Absolute (Femra)
Multi-medalistët e Kampionatit
• Arion Budima (KN STEP)
• Rida Haxhani (KN STEP)
Rekorde të reja të Kosovës
-Arion Budima (KN STEP) – Rekord i ri Senior në disiplinën 200 m shpinë me kohën 2:13.81.
-Bledion Meha (KN DIELLI) – Rekord i ri i Kosovës 50m delfin 26.44
– 4x100m krol Shtafeta ( KN PRISHTINA) – Rekord i ri per senior me rezultat 4:16.14
-Bora Ademi (KN STEP) – Rekord i ri i grupmoshave në disiplinën 200 m krol me kohën 2:26.08.
-Arif Makolli ( KN DIELLI) – rekord i ri per grupmoshe 50m delfin 27.30
-Eros Bakiu ( KN STEP) 800m krol 10:18.32
-4×100 mix femrat kategoria C ( KN STEP)
– Jon Buzuku (KN STEP) – rekord i ri i grupmoshave 50m krol me kohë 34.57 dhe 100m krol me kohë 1:18.73
Notaret më të mira sipas kategorive (femra)
9 vjeç – Stina Qerimi (KN STEP)
11–12 vjeç – Bora Ademi (KN STEP)
12–13 vjeç – Parga Abazi (KN STEP)
14–15 vjeç – Riga Kastrati (KN STEP)
16-17 – Luesa Berila (KN STEP)
Absolut- Hana Beiqi ( KSU OTRILA)
– Notarët më të mirë sipas kategorive(meshkuj)
10 vjeç – Jon Buzuku (KN STEP)
11–12 vjeç – Anis Krasniqi (KN Niko)
13–14 vjeç – Eros Bakiu (KN STEP)
15–16 vjeç – Arif Makolli (KN Dielli)
17–18 vjeç – Arion Budima (KN STEP)
Absolut – Arion Budima (KN STEP)
Federata e Notit e Kosovës shpreh mirënjohjen për të gjitha klubet pjesëmarrëse, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, vullnetarët dhe stafin organizativ për kontributin në organizimin dhe zhvillimin me sukses të këtij kampionati.
Urime të gjithë fituesve dhe suksese në aktivitetet e ardhshme kombëtare dhe ndërkombëtare!
















