Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dje më datë 11.08.2026, në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua me sukses gara memoriale e notit “Esmir Shala”.
Në këtë aktivitet morën pjesë afër 100 notarë nga 12 ekipe të ndryshme të Kosovës, duke e kthyer këtë garë në një ngjarje me rëndësi të veçantë për kalendarin e notit kosovar.
Federata e Notit të Kosovës falënderon përzemërsisht të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe sportistët për paraqitjet e tyre shkëlqyera. Po ashtu, vlerësojmë lart përkushtimin e çdo organizatori e pjesëmarrësi për realizimin e këtij aktiviteti, i cili nderon kujtimin e Esmir Shalës dhe promovon më tej sportin e notit.
Falënderime të veçanta shkojnë për:
* Pishinën “Saum-Eli-Se” – përfaqësuar nga z. Veli Limaj
* “Ornela SH.P.K.” – përfaqësuar nga
z. Hamit Limaj
* Komunën e Malishevës dhe kryetarin
z. Ekrem Kastrati për mbështetjen dhe prezencën e tij.
Rezultatet sipas kategorive:
Kategoria e meshkujve:
Vendi i parë: KN Besa (Malishevë)
Vendi i dytë: KN Kastrioti (Ferizaj)
Vendi i tretë: KN Dielli (Skenderaj)
Kategoria e femrave:
Vendi i parë: KN Step (Prishtinë)
Vendi i dytë: KN Onix (Istog)
Vendi i tretë: KN Kastrioti (Ferizaj)
Notarja më e mirë e garës: Olta Berisha
Notari më i mirë i garës: Bledion Meha
Federata e Notit të Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve që ruajnë kujtimin e figurave tona të çmuara dhe që forcojnë frymën garuese mes të rinjve në të gjithë Kosovën.
Rezultatet e plota të garës i gjeni këtu:
https://kosswim.org/…/uploads/Garat/2026/Esmir_Shala_2026
























