Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin e Kosovës, si dhe për garat ndërkombëtare që zhvillohen në pishina olimpike 50 metra, Federata e Notit e Kosovës organizoi kampin gjithëpërfshirës stërvitor në Durrës, në kushte të një pishine 50 metra.
Qëllimi i kampit ishte t’u mundësojë sportistëve tanë të ambientohen me pishinën olimpike, të rrisin cilësinë e përgatitjeve dhe të fitojnë siguri para garave të rëndësishme të sezonit. Duke qenë se shumica e stërvitjeve gjatë vitit zhvillohen në pishina 25 metra, ky kamp paraqet një hap të rëndësishëm në përshtatjen teknike dhe fizike të notarëve.
Në kamp morën pjesë sportistë nga klubet e Kosovës, të cilët zhvilluan seanca intensive stërvitore nën udhëheqjen e trajnerëve të reprezentacionit.
I urojmë të gjithë sportistëve suksese në Kampionatin e Kosovës dhe në garat ndërkombëtare që i presin gjatë këtij sezoni
