FEDERATA E NOTIT E KOSOVËS
BORDI EKZEKUTIV
Data: 20.04.2026
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), nën udhëheqjen e Presidentes Rita Zeqiri, mbajti mbledhjen e gjashtë më datë 20.04.2026, në të cilën u shqyrtua disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Më poshtë janë pikat e diskutuara dhe të miratuara gjatë mbledhjes:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
- Informata dhe planifikimi i aktiviteteve vendore
- Përzgjedhja e reprezentacionit për Kampionatin Evropian për juniorë në Mynih dhe shqyrtimi i shpenzimeve
- Përzgjedhja e reprezentacionit për Kampionatin Evropian në Paris dhe shqyrtimi i shpenzimeve
- Aprovimi i ekipit për Lojërat Mesdhetare
- Caktimi i delegacionit për aktivitetin në Dubrovnik dhe shqyrtimi i shpenzimeve
- Përgatitjet për garën Multination 2027 dhe propozimi për udhëheqësin e eventit
- Të ndryshme