SEMINARI PËR SHPËTIMTARË

SEMINARI PËR SHPËTIMTARË

April 15, 2026

Federata e Notit e Kosovës, në bashkëpunim me instruktorë të licencuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), organizon Seminarin për Shpëtimtarë, i cili do të zhvillohet më 25 dhe 26 prill 2026 në ambientet e Banjës së Malishevës.

Ky seminar udhëhiqet nga ligjërues të certifikuar dhe ka për qëllim avancimin e aftësive profesionale të pjesëmarrësve që synojnë të angazhohen në sigurinë ujore, veçanërisht gjatë sezonit veror kur frekuentimi i pishinave dhe aktiviteteve në ujë është më i lartë.

🔹 Pse duhet të merrni pjesë?

• Ofron trajnim dhe certifikim për reagim të shpejtë dhe efikas në situata emergjente në ujë.

• Përbën një nga kërkesat bazë për operimin e pishinave gjatë sezonit veror, sipas standardeve të sigurisë.

• Kontribuon në zhvillimin dhe fuqizimin e rrjetit të shpëtimtarëve në nivel vendi.

Federata e Notit e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në rritjen e standardeve të sigurisë në ujë, zhvillimin profesional dhe ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm të shpëtimtarëve të kualifikuar.

Për regjistrim duhet të dërgoni këto të dhëna në emailin zyrtar të FNK-së, secretarygeneral@kosswim.org:

– Emri dhe Mbiemri

– Numri i ID

– Emaili

– Numri i telefonit

📩 Për informata shtesë, regjistrim dhe programin e plotë, ju lutemi kontaktoni në:

secretarygeneral@kosswim.org

Tags :
Share :
Related Post :