Në emër të Federatës së Notit të Kosovës, shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për bashkëpunimin fantastik dhe organizimin e shkëlqyer në të gjitha drejtimet me European Aquatics gjatë realizimit të kursit për trajnerë Level 1 në Kosovë.
Jemi veçanërisht krenarë që Prishtina, Kosova, pati nderin ta mirëpresë këtë program edukativ si një nga federatat e para që organizon këtë trajnim në bashkëpunim me European Aquatics.
Programi përfshiu rreth 30 orë ligjërata online të zhvilluara gjatë javëve të fundit, të fokusuara në metodologjinë moderne të stërvitjes në not, zhvillimin afatgjatë të sportistëve, teknikën e stileve dhe planifikimin e programeve të stërvitjes. Ky proces përmbyllet me 3 ditë intensive ligjëratash dhe punë praktike në Prishtinë, ku trajnerët patën mundësinë të thellojnë njohuritë dhe të shkëmbejnë përvoja me ligjëruesit e European Aquatics.





