Atdhe Haxhimusa dhe Korab Maloku kanë përfunduar me sukses dhe janë diplomuar në ASMC – Kursin e Avancuar (Niveli 6) për Menaxhim në Sport, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Akademia Olimpike në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik Ndërkombëtar.
Federata Notit e Kosovës shpreh besimin se ky trajnim do të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve administrative dhe menaxheriale, si dhe në forcimin e qeverisjes dhe zhvillimin e mëtejmë institucional të federatës.
Urime dhe suksese në angazhimet e ardhshme profesionale.
