NJOFTIM PËR GJYQTARËT E NOTIT NË UJËRA TË HAPURA (OPEN WATER)

NJOFTIM PËR GJYQTARËT E NOTIT NË UJËRA TË HAPURA (OPEN WATER)

February 5, 2026

LINKU PËR REGJISTRIM:

https://www.eaacademy.eu/…/open-water-swimming-clinic…

Federata e Notit e Kosovës njofton se European Aquatics fton federatat anëtare të marrin pjesë në Klinikën e Notit në Ujëra të Hapura për Zyrtarë – Niveli 1, e cila do të zhvillohet online përmes platformës edukative EA Academy.

🔹 Kujt i dedikohet kjo klinikë?

• Gjyqtarëve të Open Water me përvojë vetëm në nivel kombëtar ose me përvojë të kufizuar

• Gjyqtarëve që dëshirojnë të angazhohen si Zyrtarë Teknikë Kombëtarë në garat e organizuara nga federata e tyre

• Federatave që synojnë zhvillimin profesional të gjyqtarëve të Open Water për nivele më të avancuara

🔹 Kërkesat për pjesëmarrje:

✔️ Mosha: 18–65 vjeç

✔️ Njohuri të rrjedhshme të gjuhës angleze

✔️ Përvojë në nivel kombëtar ose përvojë e kufizuar

✔️ Përfundimi i një testi me alternativa (multiple choice) në fund të kursit

🔹 Certifikimi:

✅ E drejta për angazhim si:

– Matës i Kohës (Timekeeper)

– Gjyqtar i Finishit (Finish Judge)

– Gjyqtar i Kthesave (Turn Judge)

– Pozita asistuese në gara

📅 Vlefshmëria e certifikatës: 1 vit kalendarik

📆 Koha e zhvillimit:

Klinika mund të përfundohet në çdo kohë gjatë vitit.

👉 Kjo klinikë përbën një hap të rëndësishëm drejt nominimeve ndërkombëtare dhe rritjes profesionale të gjyqtarëve të Open Water.

Tags :
Share :
Related Post :