PROGRAMI – AKTIVITET DITOR PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

PROGRAMI – AKTIVITET DITOR PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

November 17, 2025

Federata e Notit e Kosovës (FNK), në bashkëpunim me Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi” në Prishtinë dhe Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, po zhvillon aktivitete ditore me persona me nevoja të veçanta.

Pas trajnimit mbi gjithëpërfshirjen në edukimin fizik, ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit po mbahen seanca praktike, të cilat janë vlerësuar lart për kualitetin dhe rëndësinë e tyre për këta persona.

FNK mbetet e përkushtuar të ofrojë përfitime cilësore dhe të qëndrueshme për këtë grup, duke synuar një ndikim real në mirëqenien e tyre përmes sportit.

Në të njëjtën kohë, Federata synon të zgjerojë bashkëpunimin me institucione të tjera, me qëllim krijimin e mundësive sa më të gjera për përfshirje dhe zhvillim gjithëpërfshirës. 💙

.

.

.

#ministriaekulturesrinisedhesportit

Tags :
Share :
Related Post :