Kupa e Kosovës 2025 – Një organizim i shkëlqyeshëm nga Federata e Notit të Kosovës

Kupa e Kosovës 2025 – Një organizim i shkëlqyeshëm nga Federata e Notit të Kosovës

October 20, 2025

Federata e Notit e Kosovës përmbylli me sukses Kupën e Kosovës 2025, një nga garat më të rëndësishme të sezonit, e cila u karakterizua nga organizim i përkryer, atmosferë sportive dhe performanca të jashtëzakonshme nga notarët pjesëmarrës.

Në këtë edicion morën pjesë 21 klube nga mbarë vendi, me rreth 200 garues kryesisht të grupmoshave të reja.

Klubi që dominoi në të gjitha kategoritë – për të rinj dhe seniorë – ishte KLUBI I NOTIT STEP, i cili triumfoi si fitues absolut i Kupës së Kosovës 2025. 🥇👏

🏅 Notarët më të mirë të garës sipas kategorive:

Femrat:

• Kategoria A & B: Hana Beiqi

• Kategoria C: Lea Selmani

• Kategoria D: Parga Abazi

• Kategoria E: Bora Ademi

• Kategoria F: Rubina Azemi

Meshkujt:

• Kategoria A & C: Jonid Selmani

• Kategoria B: Edvin Spahiu

• Kategoria D: Arb Kurshumliu

• Kategoria E: Eros Bakiu

• Kategoria F: Blin Qerimi

Federata e Notit e Kosovës falënderon të gjitha klubet pjesëmarrëse për frymën garuese, sportivitetin dhe bashkëpunimin, si dhe trajnerët, zyrtarët e garës dhe vullnetarët që kontribuan në realizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm.

Atmosfera pozitive, rezultatet premtuese dhe organizimi profesional dëshmojnë për rritjen e vazhdueshme të notit në Kosovë dhe përkushtimin e FNK-së në zhvillimin e këtij sporti në çdo nivel. 🌊🇽🇰

.

.

.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Tags :
Share :
Related Post :