Kupa e Kosovës në Not – 18 Tetor 2025

Kupa e Kosovës në Not – 18 Tetor 2025

October 6, 2025

Federata e Notit e Kosovës me krenari njofton mbajtjen e një tjetër gare madhore në kalendarin tonë zyrtar — Kupën e Kosovës, e cila do të zhvillohet më 18 tetor 2025!

Notarët më të mirë nga klubet e Kosovës do të sfidojnë njëri-tjetrin në një atmosferë sportive dhe frymë bashkimi, duke treguar rezultatet e punës së tyre gjatë gjithë vitit.

Federata e Notit e Kosovës vazhdon me vendosmëri të organizojë ngjarje të standardeve më të larta, duke u siguruar që çdo garë të jetë një hap përpara në rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në notin kosovar.

💙 Falënderim për të gjitha klubet, trajnerët, notarët dhe familjet që mbështesin me pasion zhvillimin e notit

📅 18 Tetor 2025

📍 Prishtinë – Kupa e Kosovës

Një tjetër garë që na bashkon dhe na bën krenarë si komunitet noti!

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Tags :
Share :
Related Post :