Federata e Notit e Kosovës shënoi një tjetër sukses të rëndësishëm me paraqitjen e shkëlqyer të përfaqësueses sonë në COMEN Cup – Open Water, të mbajtura në Qipro.
Notarët tanë treguan se në garat ndërkombëtare të nivelit të lartë mes shteteve të Mesdheut në diciplinën e ujërave të hapura jemi me shumë prespektivë:
Joana Jasiqi (2010) – 5 km, vendi i 9-të nga 28 garuese në kategorinë 2010–2011
Koha: 1:15:41.05
Nart Bakiu (2010) – 5 km, vendi i 16-të nga 33 garues në kategorinë 2010–2011
Koha: 1:15:47.19
Olta Berisha (2008) – 7.5 km, vendi i 7-të nga 9-të garues në kategorinë 2008–2009
Koha: 1:55:24.38
Në garën ekipore shtafeta 4x1250m, përbërë nga
Dior Krasniqi (2010), Nita Zhushi (2011), Joana Jasiqi (2010) dhe Nart Bakiu (2010),
Kosova arriti një rezultat të mirë duke u renditur në vendin e 5-të në kategorinë 2010–2011,
me kohën përfundimtare
1:07:55.60.
Këto rezultate dëshmojnë rritjen e nivelit të notarëve tanë të rinj në disiplinën e notit në ujëra të hapura dhe përkushtimin e tyre për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet në çdo garë.
Federata e Notit e Kosovës i përgëzon të gjithë notarët për performancën e tyre të jashtëzakonshme dhe falënderon trajnerin Besart Shala për punën profesionale.






