Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se sot, në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua me sukses gara memoriale e notit “Esmir Shala”.
Në këtë aktivitet morën pjesë 17 ekipe nga Kosova, me gjithsej 120 notarë, duke e bërë këtë garë një ngjarje të rëndësishme në kalendarin e notit kosovar.
Federata e Notit të Kosovës falënderon të gjithë klubet pjesëmarrëse dhe sportistët për paraqitjet e tyre, si dhe e vlerëson përkushtimin e gjithë pjesëmarrësve për realizimin e një aktiviteti të tillë, që nderon kujtimin e Esmir Shalës dhe njëkohësisht promovon sportin e notit.
Falënderim i veçantë shkon për: Pishinën “ILI” me përfaqësues Veli Limaj, Komunën e Malishevës dhe kryetarin z. Ekrem Kastrati për prezencën.
Pas garave, u shpërblyen më të mirët:
Kategoria e meshkujve:
Vendi i parë – Klubi i Notit Step (Prishtinë)
Vendi i dytë – Klubi i Notit Besa (Malishevë)
Vendi i tretë – Klubi i Notit Kastrioti (Ferizaj)
Kategoria e femrave:
Vendi i parë – Klubi i Notit Step (Prishtinë)
Vendi i dytë – Klubi i Notit Ilirida (Fushë Kosovë)
Vendi i tretë – Klubi i Notit Kosova (Prizren)
Notarja më e mirë e garës – Artesa Azemi
Notari më i mirë i garës – Arion Budima
Federata e Notit të Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin dhe mbështetjen e garave që ruajnë kujtimet e çmuara të sportistëve tanë dhe që forcojnë frymën garuese mes të rinjve në gjithë Kosovën.
* Rezultatet e garës i gjeni në linkun:












