Federata e Notit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një seminari të veçantë, të dedikuar zhvillimit profesional të trajnerëve të notit, i cili do të mbahet nga 4 deri më 8 shtator 2025.
Ligjëruesi kryesor i këtij seminari do të jetë z. Walter Bolognani, një nga emrat më të respektuar në botën e notit italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të pasur në drejtimin e ekipeve elitare dhe zhvillimin e talenteve të rinj.
📌 Përmbajtja e seminarit përfshin:
- Hyrjet dhe Objektivat e Trajnimit
- Metodologjinë dhe Sistemet e Energjisë
- Hartimi i Seancave Efektive të Stërvitjes
- Zhvillimi Teknik dhe i Aftësive
- Rëndësia e Forcës dhe Kondicionit për notarët junior etj.
🎯 Qëllimi i seminarit është të ofrojë njohuri të thelluara, ide inovative dhe mjete praktike që do t’i ndihmojnë trajnerët në ngritjen e nivelit të punës së tyre dhe në arritjen e rezultateve të larta në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.
📅 Data: 4 – 8 Shtator 2025
📍 Vendi: Prishtinë
📌 Organizuar nga: Federata e Notit e Kosovës
Gjeni informatat kyqe n☺ë të dy gjuhë shqip dhe anglisht:
