Federata e Notit të Kosovës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Garën Memoriale “Esmir Shala”, e cila do të mbahet më 12 gusht 2025, në ambientet natyrore të Banjës së Malishevës.
Kjo garë përkujton me respekt të ndjerin Esmir Shala, një emër i dashur për komunitetin tonë të notit, i cili do të mbahet mend për pasionin, përkushtimin dhe shpirtin sportiv.
⸻
📍 Detajet e ngjarjes:
• Data: E martë, 12 gusht 2025
• Vendi: Banja e Malishevës
• Ora e nxemjes: 08:00 – 09:00
• Fillimi i garave: Ora 09:00
• Koha do të matet me kronometër
⸻
🏊♂️ Kategoritë e pjesëmarrësve:
Meshkuj
• A – Absolut
• B – 2007–2008
• C – 2009–2010
• D – 2011–2012
• E – 2013–2014
• F – 2015 e më të rinj
Femra
• A – Absolut
• B – 2007–2008
• C – 2009–2010
• D – 2011–2012
• E – 2013–2014
• F – 2015 e më të reja
⸻
🏅 Disiplinat e garës:
• 50 m Krol
• 50 m Bretkocë
• 50 m Delfin
• 50 m Shpinë (vetëm për kategoritë A–E)
• 4×50 m Krol – Stafetë (brenda së njëjtës grupmoshë)
📌 Rregulla të përgjithshme:
• Çdo garues mund të paraqitet në 2 disiplina individuale
• Numri i notuesve për disiplinë nuk është i kufizuar për klubet
• Medalje ndahen për 3 vendet e para në të dy gjinitë (M/F)
• Poentimi:
• 8 pikë – vendi i parë
• 7 pikë – vendi i dytë
• 6 pikë – vendi i tretë
• … deri në 1 pikë për vendin e tetë
• Stafetat duhet të jenë brenda së njëjtës kategori moshe
• Klubi fitues shpallet ai që grumbullon më së shumti pikë në:
• 5 kategori të meshkujve (vendet 1–2–3)
• 3 kategori të femrave (vendet 1–2–3)
• Dhe në total në të gjitha kategoritë
📥 Afati i paraqitjes:
Paraqitja e pjesëmarrjes bëhet deri më 09.08.2025, ora 16:00.
Për informacione shtesë ose konfirmim të pjesëmarrjes, ju lutemi na kontaktoni në:
📧 kn.fnk2022@gmail.com | ☎️ +383 44 201 353



