Federata e Notit të Kosovës sjell në vendin tonë një nga emrat më të njohur të notit!

Federata e Notit të Kosovës sjell në vendin tonë një nga emrat më të njohur të notit!

July 30, 2025

Federata e Notit të Kosovës sjell në vendin tonë një nga emrat më të njohur të notit!

🇮🇹 Walter Bolognani, ish-trajneri kryesor i kombëtares italiane të notit për të rinj dhe më pas pjesë e stafit teknik olimpik të Italisë, do të jetë ligjërues në seminarin që do të mbahet më 5, 6 dhe 7 Shtator në Prishtinë.

Me një karrierë mbi 30-vjeçare, Bolognani ka drejtuar e formuar kampionë evropianë e botërorë, dhe është i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e strukturave moderne të trajnimit në notin evropian.

🔹 Seminari do të jetë i hapur për trajnerë të të gjitha niveleve dhe do të fokusohet në filozofi e programe trajnimi dhe ndërtimin e një strukture afatgjate të suksesit.

📌 Detajet e plota të seminarit, mënyra e aplikimit dhe agjenda do të publikohen së shpejti!

Tags :
Share :
Related Post :