KAMPI PËRGADITOR VEROR – DURRËS 2025

KAMPI PËRGADITOR VEROR – DURRËS 2025

July 8, 2025

🏊‍♂️ Kampi Veror i FNK për Grupmoshat 2009–2013

📍 Durrës | Pishinë Olimpike 50m

🗓 Korrik 2025

Federata e Notit të Kosovës po organizon kampin veror për notarët e rinj të grupmoshave 2009–2013, që do të zhvillohet në Durrës, në kushte optimale stërvitore, me fokus në zhvillimin teknik, edukimin sportiv dhe përgatitjen për sezonin e ardhshëm.

📌 Objektivat kryesore të kampit:

• Adaptimi në pishina 50m

• Rritja e disiplinës dhe profesionalizmit në stërvitje

• Bashkëpunimi dhe socializimi mes notarëve nga klube të ndryshme

• Vlerësimi i potencialit dhe përgatitje për garat ndërkombëtare

✅ Kampi është pjesë e planit strategjik të FNK për avancimin e gjeneratave të reja në nivel kombëtar.

👥 Kampi do të udhëhiqet nga trajnerë të përzgjedhur me përvojë dhe përkushtim maksimal.

Tags :
Share :
Related Post :