Kampionati i Kosovës në Not 2025 – Një sukses i shumëanshëm!

Kampionati i Kosovës në Not 2025 – Një sukses i shumëanshëm!

July 1, 2025

Federata e Notit e Kosovës përmbylli me sukses edicionin më të ri të Kampionatit të Kosovës në Not, një ngjarje që u karakterizua nga organizim i shkëlqyer dhe performanca mbresëlënëse të sportistëve pjesëmarrës. Me një bashkëpunim efikas ndërmjet komisionit të garave, gjyqtarëve profesionalë, dhe stafit të përkushtuar, gara u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe dinjitoze.

Nga aspekti organizativ:

👉 40% e stafit organizativ dhe gjyqtarëve të angazhuar nga Federata e Notit të Kosovës ishin gra – një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të femrave në sport, jo vetëm në pishinë, por edhe në pozita vendimmarrëse dhe teknike.

Falenderime për Endrita Jashanica, Vesa Klaiqi, Qëndresë Hoti, Arbnore Berisha Ahmeti, Flutura Statovci, Ornela Dakaj, Diola Kryeziu, Edona Haxha.

👉Stafi i trajnuar, shtigjet e reja profesionale, materiale promocionale të standardit të lartë, si dhe përkujdesja për çdo detaj teknik dhe logjistik, i dhanë këtij kampionati një nivel organizativ që meriton çdo lëvdatë.

🙏Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses, nga vullnetarët te partnerët tanë, që bashkë e bënë të mundur këtë organizim dhe urojm që së shpejti të na besohen organizime të nivelit më të lartë ndërkombëtar!

Në aspektin garues:

🏆Klubi i Notit Step vazhdoi dominimin e tij duke u shpallur kampion shtetëror për vitin 2025.

👧 Në kategorinë e femrave:

Klubi i Notit Step u shpall fitues në të gjitha kategoritë.

• Kategoria A (Absolut) – KN Step

• Kategoria B (2008-2009) – KN Step

• Kategoria C (2010-2011) – KN Step

• Kategoria D (2012-2013) – KN Step

• Kategoria E (2014-2015) – KN Step

• Kategoria F (2016 + ) – KN Step

👦 Te Meshkujt – Gara konkurruese dhe klube të dalluara në secilën kategori:

• Kategoria A (Absolut) – KN Step

• Kategoria B (2007-2008) – KN Delfini

• Kategoria C (2009-2010) – KN Ilirida

• Kategoria D (2011-2012) – KN Step

• Kategoria E (2013-2014) – KN Niko

• Kategoria F (2015 +) – KN Step

Notarët më të mirë në kategori:

👧 Femrat

• Kategoria A: Hana Beiqi- KSU OTRILA

• Kategoria B: Hana Beiqi- KSU OTRILA

• Kategoria C: Joana Jasiqi- KN STEP

• Kategoria D: Artesa Azemi- KN STEP

• Kategoria E: Bora Ademi- KN STEP

•Kategoria F: Azra Bajrami- KN STEP

👦 Meshkujt

• Kategoria A: Arion Budima-KN STEP

• Kategoria B: Arion Budima-KN STEP

• Kategoria C: Jonid Selmani- KN ILIRIDA

• Kategoria D: Arb Kurshumliu- KN TERMOPAN

• Kategoria E: Eros Bakiu- KN STEP

• Kategoria F: Blin Qerimi- KN STEP

Pjesë e këtij kampionati ishin edhe thyerjet e rekordeve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë progresin e notit kosovar:

✅ Rekord për grupmosha 50m Delfin – 27.85 – Jonid Selmani – KN Ilirida

✅ Rekord për grupmosha – 1:23.64 – Eros Bakiu -KN Step

✅ Rekord shtetëror– 50m Shpinë – 29.70 – Hana Beiqi- KSU Otrila

✅ Rekord Shtetëror-50m delfin – 28.35 – Hana Beiqi- KSU Otrila

✅ Rekord për grupmosha 200m Mix – 2:43.86 – Artesa Azemi- KN Step

✅ Rekord për grupmosha 200m MIX – 2:54.10 – Bora Ademi- KN Step

✅ Rekord Shtetëror – 4x100m krol shtafetë – 4:21.59 – KN STEP- Olta Berisha, Luesa Berila, Artesa Azemi, Riga Kastrati

✅ Rekord Shtetëror– 4x100m mix shtafetë – 4:46.59 – KN STEP – Parga Abazi, Rida Haxhani, Olta Berisha, Luesa Berila

Dy multi medalistët e garës ishin notarët e KN Step:

🏅 Arion Budima

– 18 medalje gjithsej

– 17 medalje të arta

– 1 medalje e argjendtë

🏅 Olta Berisha

– 21 medalje gjithsej

– 17 medalje të arta

– 1 medalje e argjendtë

– 3 medalje të bronzta

Federata e Notit të Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për secilin notar, klub pjesëmarrës dhe staf organizativ të Kampionatit të Kosovës 2025, jo vetëm për garat e zhvilluara me ndershmëri dhe pasion, por edhe për kontributin aktiv në mbarëvajtjen dhe organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti madhor.

#ministriaekulturesrinisedhesportit

#gorenjedepartmentstore

Tags :
Share :
Related Post :