Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian për Juniorë që po zhvillohet në Samorin të Sllovakisë, një nga ngjarjet më prestigjioze të notit për grupmoshat e reja në Evropë.
Në këtë kampionat, vendin tonë po e përfaqësojnë dy notaret e talentuara Hana Beiqi dhe Erina Idrizaj, të shoqëruara nga trajnerja Vlera Llalloshi.
Sot, sportistet tona do të garojnë në disiplinën 50 metra stil shpine, duke dhënë maksimumin për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Urojmë suksese Hanës dhe Erinës në paraqitjen e tyre në këtë garë të nivelit të lartë dhe jemi krenarë për përfaqësimin e tyre!
#MinistriaeKulturesRinisedheSportit
