Të nderuar përfaqësues të klubeve të notit,
Ju njoftojmë se deri më 16 maj 2025, të gjitha klubet duhet të plotësojnë formën e regjistrimit të sportistëve në Federatën e Notit të Kosovës (FNK).
Në këtë formular, është e detyrueshme të plotësohet fusha e certifikatës mjekësore, e cila preferohet të nxirret nga Qendra e Mjekësisë Sportive në Prishtinë. Secili klub duhet të caktojë një termin për kontrollat mjekësore të sportistëve. Kontrolla është falas për fëmijët nën 18 vjeç.
Pas datës 16 maj, FNK do t’ju dërgojë faturat për kotizimin vjetor, të cilat duhet të paguhen deri më 1 qershor 2025.
Ju rikujtojmë se vetëm sportistët e regjistruar dhe klubet që kanë përmbushur obligimet financiare kanë të drejtë të marrin pjesë në gara. Këto kërkesa bazohen në ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Linku për regjistrimin e sportistëve: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdETwUF5D7otF…/viewform
Për çdo pyetje apo sqarim, jemi në dispozicion.
Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës