SEMINAR PËR TRAJNIMIN E TRAJNERËVE “GJITHËPËRFSHIRJA NË EDUKIMIN FIZIK”

SEMINAR PËR TRAJNIMIN E TRAJNERËVE “GJITHËPËRFSHIRJA NË EDUKIMIN FIZIK”

March 13, 2025

Federata e Notit të Kosovës, nga dhjetori i vitit 2024, ka filluar programin për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet në ujë. Në kuadër të këtij programi, që vazhdon edhe këtë vit në disa faza, fillimisht synohet çertifikimi i trajnerëve, në mënyrë që programi të implementohet me sukses dhe të ketë rezultate të qëndrueshme.

Në këtë drejtim, më 22 dhe 23 mars, Federata e Notit e Kosovës organizon një trajnim për trajnerët e notit, me fokus në aftësimin e tyre për të punuar me persona me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit të akredituar “Gjithpërfshirja në edukimin fizik” me ligjërues Ahmet Mahmutaj, Enver Ulaj, Arbër Grabovci. Ky program synon përmirësimin e qasjes dhe metodologjisë në mësimdhënien e notit për të gjithë.

Qëllimi i Trajnimit

Ky trajnim synon të:

✅ çertifikoj kuadrot.

✅ Rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në sportin e notit.

✅ Ofron teknika dhe strategji për përshtatjen e metodave të trajnimit.

✅ Ndihmojë trajnerët të krijojnë një ambient më gjithëpërfshirës dhe motivues për të gjithë.

Ftojmë të gjithë trajnerët e klubeve që dëshirojnë të avancojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti sportiv më gjithëpërfshirës të marrin pjesë në këtë trajnim.

📍 Vendi: Shtëpia e Sporteve, kati 4

📅 Data: 22-23 Mars 2025

⏰ Ora: te shtunen 14:00, te dielen ora 10:00

Programi i detajuar publikohet së shpejti në web: www.kosswim.org

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 20 Mars, 2025!

📧Për të rezervuar vendin tuaj dergoni të dhenat e juaja ( emri, mbiemri, nr personal, nr telefonit dhe emrin e klubit që përfaqësoni) në emailin secretarygeneral@kosswim.org

Së bashku për një sport më gjithëpërfshirës!

Me respekt,
Federata e Notit e Kosovës

Tags :
Share :
Related Post :