Njoftim nga Federata e Notit e Kosovës

Njoftim nga Federata e Notit e Kosovës

March 13, 2025

Federata e Notit e Kosovës (FNK) njofton se ka pranuar vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit për Sport (CAS) – Lausanne të datës 5 Mars 2025, se të gjitha shpenzimet e arbitrazhit në rastin CAS 2024/A/10263 Adell Sabovic vs. Kosovo Swimming Federation lidhur me përfaqësimin në Botërorin në Doha (Shkurt 2024) janë caktuar të mbulohen tërësisht nga z. Adell Sabovic.

Sipas vendimit, shuma totale e kostove të arbitrazhit arrin në 13,143 CHF, të cilat nuk do të ndikojnë në buxhetin e Federatës së Notit të Kosovës, pasi FNK nuk ka detyrim financiar ndaj këtij procesi, si palë fituese e këtij procesi.

FNK mbetet pas këtij rasti e përkushtuar duke siguruar që aktivitetet e saj të përqendrohen në zhvillimin e sportit konform legjislacionit në fuqi .

Faleminderit për mbështetjen tuaj.

Federata e Notit e Kosovës

Tags :
Share :
Related Post :